Hapësirë memoruese
Serverë të shitur
Hostime të shitur
Klient të kënaqur
Qëllimi ynë
Ne jemi të orientuar drejt cilësisë dhe ne japim më të mirën, për t’ju ofruar zgjidhje afatgjata. Punimet tona karakterizohen nga dizajnet më kreative dhe elastike, hostim me shpejtësi të lartë dhe të sigurt, internet marketing, zgjidhje IT dhe mirëmbajtje 24/7. Ne krijojmë faqe interneti dhe aplikacione për celular unike për çdo klient, duke u ofruar atyre, analizën dhe vizion tonë profesional, për çdo klient aktual ose potencial. Të gjithë klientët tanë ndahën të kënaqur duke punuar me ne. Ne e bëjmë procesin e ndërtimit te projekteve te lehtë dhe të këndshëm...
Projekti juaj
Qoftë personal, për biznes, i thjeshtë, i ndërlikuar për ne nuk paraqet aspak problem. Së bashku me ju përcaktojmë kërkesat, qëllimet dhe dëshirat tuaja të cilat i realizojmë 100%. Ne ju sigurojmë që uebsajtin tuaj e zhvillojmë në mënyrë profesionale, tërësisht të bazuar në kërkesat tuaja dhe duke aplikuar praktikat më të mira moderne. Kemi kualifikimet, përvojën dhe trajnimet e duhura. Në çdo kohë koordinohemi me ju në mënyrë që në fund të ndaheni plotësisht të kënaqur ose nuk paguani asgjë!
Shërbimet tona
Për 9 vite me radhë kemi përsosur njohuritë dhe shërbimet tona, kemi ngritur ciësinë e shërbimeve dhe e dijmë më së miri se çfarë i duhet secilit uebsajt për të qenë në krye të listave. Shpejtësia, stabiliteti, qëndrueshmëria, përgjigjja dhe zgjidhja e shpejtë e problemeve tuaja eventuale na dallojnë nga të tjerët. Përkundër kualitetit të lartë dhe veçorive të shumta që ofrojmë përmes disa llojeve të hostingut, Standard, për Biznese, Sipas Nevojës dhe Cloud Serverë ne ofrojmë çmimet më të volitshme në treg.
Cili është mesazhi
ALKOS ofron cilësinë më të lartë të sigurisë dhe shërbime me çmime më të ulët të mundshme. Ne ofrojmë shërbimin web hosting me servera të besueshëm. Ne krenohemi me cilësinë tonë të jashtëzakonshme, përgjigjet e shpejta të mbështetjes online, performance e lartë serveri dhe të shërbimit të kujdesit ndaj klientit. Paketat tona janë të dizajnuara për të siguruar çdo klient, andaj mos hezitoni që të POROSIT tani apo na kontaktoni ne nr +383 49 59 30 64
Versioni i GUSHTIT 2020 © ALKOS, të gjitha të drejtat e rezervuara.
"Aplikacionet dhe uebsajtet janë një ndër specialitetet tona dhe ne dimë ti ofrojmë më së miri për çdo individ/biznes/aktivitet që kërkon të promovojë atë. Me një staf profesionistësh me disa vite eskperiencë në ndërtim aplikacionëve për celular, faqeve të internetit, dyqaneve online, portaleve,
ALKOS ofron shërbimet për këdo që kërkon standartet më të larta. Si njohës të mire të gjithë risive dhe trendeve të web design, ekipi ynë bazohet në sisteme CMS, dizajn unik, për tju ndërtuar paraqitjen tuaj online. Siguri në internet, dizajne moderne qe i rezistojne kohës, blerje online dhe fleksibiliteti në menaxhim janë vetitë kryesore të faqeve të internetit që ne ndërtojmë.
Ofrojmë zgjidhje dhe konsulence për cdo projekt që keni ideuar duke ju treguar gjithë metodologjinë dhe praktikën e punës që ndjekim."